Ka përfunduar seanca e dytë gjyqësore ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha .
Pala mbrojtëse ka kërkuar hedhjen e aktakuzës, pushimin e hetimeve dhe zbutjen e masës së arrestit shtëpiak ndaj katër të akuzuarve për terrorizëm.
Gjykatësi pas dëgjimit palëve mbrojtëse vendosi që arresti shtëpiak mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër.
I akuzuari Frashër Krasniqi tha se të gjeturat nga prokuroria më shumë dëshmojnë pafajësinë se sa faktet. Provat e paraqitura nga prokuroria janë më shumë montime për aktivistët e Vetëvendosjes, të cilët janë arrestuar për shkak të protestave për Demarkacion dhe për t’i frikësuar aktivistët dhe qytetarët tjerë.
Krasniqi tha se përgjegjës për vdekjen e Astrit Deharit në burg është prokurori Abdurrahim Islami.
Ky i fundit ka thënë se aktakuza është ngritur mbi provat e gjetura dhe nuk është shtyrë nga askush që të urdhërojë ndalimin për shkak se janë anëtarë të Vetëvendosjes.