-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Aktivistët e VV-së të akuzuar për terrorizëm mbesin në arrest shtëpiak

Ka përfunduar seanca e dytë gjyqësore ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha .

Pala mbrojtëse ka kërkuar hedhjen e aktakuzës, pushimin e hetimeve dhe zbutjen e masës së arrestit shtëpiak ndaj katër të akuzuarve për terrorizëm.

Gjykatësi pas dëgjimit palëve mbrojtëse vendosi që arresti shtëpiak mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër.

I akuzuari Frashër Krasniqi tha  se të gjeturat nga prokuroria më shumë dëshmojnë pafajësinë se sa faktet. Provat e paraqitura nga prokuroria janë më shumë montime për aktivistët  e Vetëvendosjes, të cilët janë arrestuar për shkak të protestave për Demarkacion dhe për t’i frikësuar aktivistët  dhe qytetarët tjerë.

Krasniqi tha se përgjegjës për vdekjen e Astrit Deharit në burg është prokurori Abdurrahim Islami.

Ky i fundit ka thënë se aktakuza është ngritur mbi provat e gjetura dhe nuk është shtyrë nga askush që të urdhërojë  ndalimin për shkak se janë anëtarë të Vetëvendosjes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img