Site icon PrishtinaPress

Aktivistët e VV-së bëjnë për spital dy aktivistë të Iniciativës qytetarë në Obiliq

Gjatë mbrëmjes së 13 nëntorit është raportuar për një incident fizik në mes disa aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Iniciativës qytetarë në Obilq.

Dyshohet se aktivistët e Vetvëndosjes kanë sulmuar fizikisht disa aktivistë të Iniciativës Qytetare në Obliqit.

Kështu kanë thënë përmes dënoncimit të tyre, Iniciativa Qytetare për Obiliq, shkruan Insajderi.

“Iniciativa Qytetare për Obiliq, dënon ashpër sulmet fizike të oponentëve të LVV-së, ndaj aktivistëve të IQO-së, raste këto të njohura për organet e drejtësisë. Format e tilla të dhunës, sulmeve fizike dhe kërcenimeve që po bëhen ndaj aktivistëve tanë, në theks të veçantë nga kandidati i cili pretendon të parin e komunës së bashku me vëllëzerit e tij dhe nxitjen e vazhdushme të aktivistëve të tyre për akte të liga, cenon rëndë integritetin dhe frymën demokratike të zgjedhjeve”, thuhet në reagimin e tyre.

Lajmi është konfirmuar edhe Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

Sipas policisë, dy persona kanë marrë lëndimë të renda trupore ku edhe jaë dërguar për në QKUK.

Te dyshuarit janë të njohur për policin mirëpo kanë ikur momentin që kanë kryer veprën

“Rr. “Hasan Prishtina, Obiliq, 13.11.2021,-17:35. Është raportuar një rast Lëndim i rëndë trupor ku viktimat M/Sh/K (viti i lindjes 1988) dhe M/Sh/K i lindur (viti i lindjes 1981) ishin sulmuar fizikisht nga disa persona duke i goditur me grushte me q‘rast viktima  M/Sh/K ka marr lëndime të rënda (sipas raporteve mjekësore). Njësit Policore menjëherë janë dal në vendin e ngjarjes, viktimave u është ofruar tretmani mjekësor nga Q.M.F-Obiliq e më pas edhe në Q.K.U.K-Prishtinë. Te dyshuarit janë të njohur për policin mirëpo kanë ikur momentin që kanë kryer veprën. Të dyshuarit janë kërkuar në shtëpinë e tyre nga njësit policore, mirëpo nuk janë hasur. Në konsultim me Prokurorin e Shtetit rasti inicohet si më lartë dhe mbetet të hetohet edhe më tutje”, thuhet në raportin e PK-së

Exit mobile version