Dhjetëra aktivistë të Vetëvendosjes nga nëndega e Vetëvendosjes në Kçiq të Madh të Mitrovicës kanë aderuar të dielën në PDK.
Ata janë pritur nga kryetari i Degës së PDK-së në Mitrovicë Bedri Hamza.
Kështu ka njoftuar nëpërmjet një statusi në Facebook Dega e PDK-së në Mitrovicë.
“Partisë Demokratike në Mitrovicë sot i janë bashkuar anëtarë të kryesisë dhe kuvendit të Vetëvendosjes nga fshati Kçiq i Madh. Në zyrat e selisë në Mitrovicë, kryetari i degës së PDK-së, Bedri Hamza, ju uroj mirëseardhje dhe i falënderoj për besimin duke ju shpërndarë edhe librezat e anëtarësisë. Anëtarët e rinj shprehën respektin dhe besimin maksimal për kryetarin Hamza, dhe u zotuan se do të punojnë maksimalisht për ta mbështetur kryeministrin, Kadri Veseli!”, thuhet në postimin e tyre.