2.5 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Aktivistët e PSD-së përleshen me Policinë

Aktivistë të Partisë Socialdemokrate kanë zhvilluar një aksion simbolik në afërsi të ndërtesës së Qeverisë, ku kanë vendosur një flamur të rikonstruktuar, me hartën e Kosovës ku komunat me shumicë serbe ishin të ngjyrosura me të bardhë dhe mbi të ishin jo gjashtë, por dy yje.

Policia tentoi t’ua marrë flamujt që aktivistët i kishin hequr, ndërsa këtu pati pak përpleshje.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se me draftin e Asociacionit të prezantuar në media janë vizatuar kufi brenda Kosovës. Sipas tij, flamuri tash përfaqëson vetëm dy etni që do të kenë konflikte të vazhdueshme me njëra-tjetrën.

“Nga sot flamuri i Kosovës ka vetëm dy yje që përfaqësojnë dy etnitë, në fakt që përfaqësojnë thelbin fillimin e konfliktit që do të kemi ndërmjet veti pra nga Republika qytetare në Republikë që ndahet në dy etni e konflikt të vazhduese në mes njëra-tjetrit. Mes këtij drafti janë vizatu kufi të brendshëm, ky është aktiviteti i parë që zbërthen më mënyrë simbolike. Nga sot kemi këtë flamur që është flamuri i vërtetë dhe kemi kryeministrin që është kryeministri i Zajednicës pra, jo Albin Kurti po Albin Zajednica”, tha Molliaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img