Site icon PrishtinaPress

Akti i parë i gjysmëfinales në paqe, Bayern Munich dhe Real Madrid përfundojnë në barazim

Ndeshja e parë gjysmëfinale mes Bayern Munich dhe Real Madrid ka përfunduar në barazimin 2-2.

Të parët që kanë kaluar në avantazh kanë qenë spanjollët, me Vinicius Jr që shënoi në minutën e 24-të.
Në pjesën e dytë, ka qenë Bayern Munich i cili e startoi furishëm. Goli i barazimit për gjermanët erdhi nga Leroy Sane në minutën e 53-të, ndërsa goli i përmbysjes erdhi në minutën e 57-të falë Harry Kane pas goditjes së penalltisë.

Por Real Madrid, nuk u dorëzua deri në fund, duke arritur të fitojë një penallti në minutën e 83-të. Para pikës së bardhë së penalltisë ishte Vinicius Jr, me brazilianin i cili nuk gaboi përpara portës.

Kështu, akti i parë në “Allianz Arena” së gjysmëfinales së Champions League përfundoi në barazim, ku bileta e finales do të mësohet në “Santiago Bernabeu”.

Exit mobile version