Site icon PrishtinaPress

Aktet huligane në ndeshjen ndaj Kosovës, identifikohen 458 tifozë rumunë

Sipas mediave rumune, xhandarmëria e këtij shteti i ka identifikuar mbi 458 huliganë ndaj të cilëve janë paralajmëruar masa ligjore pas veprimeve të tyre në ndeshjen Rumani-Kosovë të vlefshme për Euro 2024.

“Deri tash janë identifikuar 458 persona që kanë qenë pjesë e grupit të mbështetësve që kanë kryer veprime antisociale për të cilën arsye edhe është ndërprerë ndeshja mes kombëtares së Rumanisë dhe asaj të Kosovës”, thuhet në njoftimin e xhandarmërisë.

“Ndaj përgjegjësve do të merren masa ligjore pas shkeljeve të ligjit në fuqi”.

Një grup tifozësh rumunë mbrëmë shpalosën banerin “Kosova është Serbi” dhe vazhduan me brohoritje pro-serbe.

Exit mobile version