-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Aktakuzë për cënim të përcaktimit të lirë të votuesve kundër ish nën-Kryetarit të Komunës Kllokotit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit me inicialet S.M. ish nën-Kryetar i Komunës së Kllokotit, për shkak se u vërtetua dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’’ e sanksionuar me nenin 210 lidhur me nenin 31 të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Speciale njofton se hetimet kanë vërtetuar se i pandehuri,

“S.M. në bashkëkryerje me të dënuarin B.D. dhe persona të tjerë, ka kanosur seriozisht qytetarët e nacionalitetit serb të Komunës së Kllokotit, me qëllim të ndikimit në vullnetin e tyre zgjedhor, gjatë periudhës kohore të zgjedhjeve të Përgjithshme të Parakohshme Parlamentare të mbajtura me datë 14 shkurt 2021, duke u kërkuar që të votojnë për subjektet e caktuar politike, me kërcënimin se do ti largonin nga puna, ashtu që i dënuari B.D. në cilësinë e Kryetarit të Komunës, ka siguruar vota në mënyrë të kundërligjshme për subjektin politik ‘’Lista Serbe’’, kurse i pandehuri S.M. në cilësinë e nënkryetarit të Komunës së Kllokotit, ka siguruar vota për subjektin politik me numër 129 ‘’ Ujedinjina Zajdenica- Ardiana Hoxhiq’’, njofton prokuroria.

Çështja ka kaluar në kompetencë të gjykatës për procedurë të mëtutjeshme, kurse gjatë kësaj faze të procedurës i pandehuri mbrohet në liri, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img