1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Aktakuzë ndaj Tush Frrokut, vrau me shtatë plumba dhëndrrin

Gjykata Themelore e Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj Tush Frrokut, për vrasje të rëndë.

Ai bëri të ditur se Frroku akuzohet për katër vepra penale.

“Ai ngarkohet edhe me vepra tjera penale si “armëmbajtje pa leje”, “shtrëngim” dhe “marrje në posedim të pasurisë së luajtshme””, tha ai për Klankosova.tv

“Ende s’kemi pasur ftesë nga gjykata, por pritet që seanca të mbahet deri në fund të muajit”, tha Çavolli.

Tush Frroku akuzohet për vrasjen e mikut dhe dhëndrrit të tij, Anton Prelën, më 7 gusht 2023.

Sipas aktakuzës, Frroku, po të njëjtin ditë po ashtu e ka vë në rrezik jetën e personave të tjerë, duke shtënë shtatë herë me revole në drejtim të viktimës.

Në aktakuzë thuhet se pas kryerjes së veprës penale, “i akuzuari Frroku në ditën kritike, del në sheshin “Nëna Terezë”, e ndalon veturën Golf VI, të cilën e voziste i dëmtuari A.T., ku edhe i drejton pistoletën “Sig Sauer”, dhe nën kërcënimin e armës duke ia drejtuar e detyron që ta voziste veturën në drejtim të fshatit Zllakuqan. Gjithnjë sipas aktakuzës, i dëmtuari kishte frenuar veturën dhe ishte larguar ku më pas i akuzuari kishte marrë veturën dhe ishte arratisur.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img