1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Aktakuzë ndaj pesë personave: Planifikuan sulme terroriste në Kosovë në bashkëpunim me ISIS-in

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër pesë të pandehurve me inicialet A.Gj., E.S., N.S., M.B dhe Sh.K, për vepra të ndryshme penale.

Të pandehuri, A.Gj., E.S., N.S dh M.B., gjatë periudhës kohore nga muaji mars 2021 e deri më 10.10.2021, fillimisht kanë bërë përpjekje për të bërë një strukturë organizative për kryerjen e akteve terroriste në Kosovë, duke kontaktuar me një person me gradë të lartë të organizatës terroriste ISIS – Zyra për Marrëdhënie me jashtë, janë angazhuar për sigurimin e armatimit të llojeve të ndryshme. Me këto veprime të pandehurit e lartcekur kanë kryer veprën penale ‘’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’, nga neni 138 paragrafi 1 lidhur me veprën penale ‘’Kryerja e veprës terroriste’’ nga neni 129 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Ndërkaq, të pandehurit E.S dhe A.Gj., pa autorizim, kanë siguruar dhe mbajtur në kontroll duke i fshehë dhe groposur në bure plastike e të izoluara mirë arsenal të armëve të zjarrta dhe municion të llojeve të ndryshme. Me këto veprime të pandehurit e lartcekur kanë kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 2 lidhur me paragrafin  1 e nenin 31 të KPRK-së.

I pandehuri A.Gj., akuzohet për veprën penale ‘’Mos lajmërim i përgatitjes së veprave penale’’ nga neni 377 paragrafi 2 nën paragrafi 2.1 e 2.4 lidhur me paragrafin 1 KPRK-së, për shkak se i njëjti nga muaji tetor 2020 e deri më 02.11.2022 ka qenë në dijeni se i pandehuri (tash i ndjeri) K.F, ishte duke përgatitur akte terroriste në Vjenë të Austrisë.

I pandehuri N.S., akuzohet për veprën penale ‘’Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit’’ neni 131 paragrafi 1 KPRK-së, për shkak që më 07.10.2021, në magjistralen Prizren-Suharekë, në rrugën “Ukë Bytyqi”  në mënyrë të drejtpërdrejtë ia ka dorëzuar shumën e të hollave prej dymijë (2000) euro të pandehurit Sh.K. në emër të blerjes së armëve të zjarrta.

I pandehura M.B., akuzohet se ka kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 2 të KPRK-së, për shkak se në kohën e pa vërtetuar më parë pa autorizim në shtëpinë e tij në Prizren ka siguruar dhe mbajtur në pronësi sasi të konsiderueshme – arsenal armësh të llojeve të ndryshme.

I pandehuri Sh.K., akuzohet se ka kryer veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” nga neni 364 paragrafi 2 të KPRK-së, për shkak se më 10.10.2021 në kundërshtim të Ligjit të zbatueshëm në lidhje me armët apo materiet plasëse ka siguruar me qëllim të shtijës armët e zjarrta të llojeve të ndryshme, si dhe ka pranuar shumën e të hollave prej dymijë (2000) euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img