4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Aktakuzë ndaj personit që kanosi një pronar të medias në veri

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj personit me iniciale L.L., i cili dyshohet se kanosi pronarin e portalit Veriu.info.

“I pandehuri L.L., me datë 28 gusht rreth orës 22:00 minuta në Mitrovicë, seriozisht kanos personin me iniciale G.M., – pronar i portalit Veriu.info, duke e kanosur se do t’i shkaktoj ndonjë te keqe, për shkak të publikimit që portali që e drejton i dëmtuari kishte bërë për arrestimin e babit të të pandehurit L.L., e duke i shkruar mesazhe kërcënuese, me çka të dëmtuarit i ka shkaktuar frikë e shqetësim emocional”, thuhet në komunikatën e prokurorisë, transmeton Klankosova.tv.

Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprën penale e cila i vihet në barrë.

Prokurori i Shtetit, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprën e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img