-2.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Aktakuzë ndaj dy të pandehurve për falsifikimin e 40 mijë eurove

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve, I.S. dhe F.B., për veprën penale “Falsifikimi i parasë”.

“Të pandehurit, I.S. dhe F.B., nga data 8 shkurt 2019 gjer me datë 14 shkurt 2019, merren vesh për të vënien në qarkullim paranë e falsifikuara, duke qenë në dijeni për cilësinë e tyre, i vënë në qarkullim si të vërteta, në atë mënyrë, pasi që i pandehuri F.B., gjatë asaj periudhe pemës telefonit kontakton dhe takohet me zyrtarët policor, të cilët zbatonin urdhrin për “blerje të stimuluar”, me ç’rast merren vesh për blerjen e 40.000 (dyzetmijë) eurove, në kundërvlerë të parave origjinale prej 25%, ku si përfundim lenë takim në një lokal në komunë të Klinës, për këmbimin e të cilave ditën kritike, i pandehuri I.S., me datë 14 shkurt 2019, rreth orës 18:00, i njëjtit 300 metra para se të arrij në vendin e takimit i hedh nga vetura parat e falsifikuara në vlerë prej 39.300 (tridhjetenëntëmijetreqind) euro, ku pasi arrin tek zyrtarët policor- stimuluesit, menjëherë arrestohet dhe i konfiskohen parat e falsifikuara”, bëhet e ditur në komunikatën e Prokurorisë.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehuri ka përmbushur elementet e veprës  penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i  pandehurin të shpallet fajtor dhe të dënohet  sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.​

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img