1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Aktakuzë kundër katër zyrtarëve policorë për marrje të ryshfetit

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër katër zyrtarëve policorë të trafikut regjional në Prizren, N.A., D.B., M.S dhe B.B., për veprën penale marrje e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KP-së.

Sipas aktakuzës, në vazhdimësi në intervale kohore të ndryshme, prej datës 15.08.2016 e deri më datë 10.11.2016, të akuzuarit në bashkëveprim mes vete, në cilësinë e personave zyrtarë – policë të trafikut rrugor regjional në Prizren, në mënyrë të drejtëpërdrejtë kanë kërkuar dhe kanë marrë për vete ryshfet në të holla, duke vepruar në kudërshtim me autorizimet zyrtare.

Gjithashtu, të akuzuarit kanë ndërmarrë veprime në kundërshtim me Ligjin e komunikacionit rrugor, në atë mënyrë që gjatë patrollimit në mirëvajtjen e komunikacionit, me automjete zyrtare të policisë, të pandehurit N.A., D.B., M.S dhe B.B., në vazhdimësi kanë kërkuar dhe kanë marrë të hodha, në shuma dhe kohë të ndryshme.

Të pandehurit me këto veprime kanë kryer veprën penale marrje e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KP-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img