Në një komukatë për media Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njoftuar se ka ngritur aktakuzë në lëndën penale të shenjëstruar si rasti “Sekseri”, kundër të akuzuarve E.B. në drejtim të veprave penale nga neni 422 paragrafi 1 i KPRK-së, nenit 394 paragrafi 2 i KPRK-së, dhe nenit 386 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, dhe Rr.H. në drejtim të veprave penale nga neni 431 paragrafi 1 i KPRK-së, dhe 335 paragrafi 1 lidhur me nenin 81 të KPRK-së.
Lajmi.net ka mësuar se të akuzuarit janë biznesmeni Rrahim Hashimi dhe ish drejtori i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Emin Beqiri.
Ata dyshohen se u kishin marrë 100 mijë euro drejtuesve të organizatës QAD, për t’ua mbyllur një rast.