3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Aktakuza kundër Trump-it krijon ndarje mes disa republikanëve

Aktakuza kundër ish-presidentit Donald Trump për mbatjen e paautorizuar të materialeve të klasifikuara nga ana e tij po sjell disa ndarje mes republikanëve. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias sjell një përmbledhje të disa prej deklaratave të bëra gjatë fundjavës.

Edhe pse ish-presidenti Donald Trump u deklarua “i pafajshëm” javën e kaluar ndaj akuzave për mbajtje të qëllimtë e të paautorizuar të dokumeteve sekrete, aktakuza e fundit ndaj tij vazhdon të nxisë debate të nxehta mes anëtarëve të partisë republikane.

Kandidati republikan për president dhe ish-prokurori, Asa Hutchinson tha se Trump duhet të tërhiqet nga gara presidenciale.

“Kur ke mbi vete sfidën e hetimeve të shumta gjatë rrjedhës së vitit të ardhshëm nuk është e drejtë për vendin, dhe sigurisht nuk është e drejtë për partinë tonë që dëshiron ta kthejë këtë vend në rrugën e duhur”.

I intervistuar nga kanali NBC, ish-nënpresidenti Mike Pence, i cili gjithashtu kandidon për president, pyeti përse konkurrentët në zgjedhjet paraprake republikane supozojnë se Trump do të shpallet fajtor.

“Gjithçka që dimë është se për çfarë është akuzuar presidenti në aktakuzë. Nuk e dimë cilat janë argumentat e mbrojtjes së tij. Nuk e dimë nëse kjo çështje do të shkojë në gjyq. Aktakuzat mund të deklarohet e pavlefshme”.

Duke dalë në kanalin CNN, kryetari i Komisionit të Inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve, republikani Mike Turner, nënvizoi rëndësinë e zhvillimit të procesit ligjor.

“Sigurisht që nuk do të mbroj sjelljen që është parashtruar në atë aktakuzë, por ata do të duhet ta provojnë atë”.

Presidenti Joe Biden, i cili filloi fushatën për rizgjedhje këtë fundjavë, ka refuzuar të komentojë sfidat ligjore të Trump-it. Zoti Biden po i bindet rregullave që mbrojnë hetimin, shpjegoi senatori demokrat Sheldon Whitehouse në kanalin ABC.

“Ai nuk bashkëpunon me Prokurorin e Përgjithshëm Garland. Ai nuk flet me të për çështje penale. Dhe së dyti, vetë zoti Garland është përjashtuar nga kjo çështje sepse ai ka emëruar një avokat special. Dhe aftësia e tij për t’u angazhuar me avokatin special është jashtëzakonisht e kufizuar”.

Presidenti Biden është vetë nën hetim për mbatje të paautorizuar të dokumenteve të klasifikuara. Por edhe nëse shpallet fajtor, ai mund të mos përballet me akuza pasi historikisht pozicioni i Departamentit të Drejtësisë ka qenë që të mos padisë presidentët në detyrë./VOA

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img