2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Aktakuza e re në Hagë, Kuçi e Kilaj sot paraqiten për herë të parë në seancë

Ish-zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, dhe ish-kryetari i Malishevës Isni Kilaj do të paraqiten në seancën e Hagës, për herë të parë që nga ngritja e aktakuzës ndaj tyre, nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Kuçi pritet të dalë nga ora 10:00, ndërsa Kilaj nga ora 13:00.

Ata do të jenë prezenent në procesin gjyqësor që po zhvillohet edhe ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-shefit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë Bashkim Smakajt,  si dhe ish-luftëtarit të UÇK-së Fadil Fazliu.

Kundër Kuçit rëndojnë dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës, ndërsa për një vepër të tillë është i pandehur edhe Kilaj, i cili akuzohet gjithashtu edhe për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img