6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Akt mizor: Ky është 20-vjeçari që dyshohet se dhunoi seksualisht 8-vjeçarin në Prizren

Prishtina Press raportoi pak më parë për një ngjarje tejet të rëndë që dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Malësi e Re në Prizren, ku një fëmijë 8-vjeçar është dhunuar seksualisht.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se personi që dyshohet se ka kryer aktin mizor është Endrit Hajdari, 20-vjeçar.

Sipas informacioneve të para, rastin tronditës e ka denoncuar babai i djalit, i cili ka njoftuar se ka pranuar pamje të aktit të tmerrshëm përmes telefonit.

Bazuar në dëshminë e tij, i dyshuari ka filmuar aktin e dhunimit dhe të njëjtën video më pas ia ka dërguar në rrjete sociale.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunim’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img