Një aksion i madh kundër kontrabandës është realizuar sot në kufirin Kosovë-Shqipëri në bashkëpunim mes Inspektoratit të Policisë dhe Prokurorisë Speciale.
Deri tani janë arrestuar rreth 50 persona, në mesin e tyre dy doganier dhe të tjerët zyrtarë policor, të njëjtit dyshohen për veprën penale ‘marrje ryshfeti’ dhe ‘keqpërdorim detyrës zyrtare’.
I nisur nga orët e hershme të mëngjesit aksioni po vazhdon ende në rajonin e Gjakovës dhe Prizrenit, saktësisht në pikat kufitare Qafë Morinë dhe Qafë Prushë.
Ky aksion ka nisur nga IPK-ja në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë si dhe Doganës së Kosovës.
Pamje nga realizimi i Planit Operativ të IPK-së të koduar me emrin “Pika”: