-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Aksioni për mashtrimet me patentë shoferë, Durmishi: Ka zyrtarë të arrestuar

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se në Pejë janë arrestuar disa zyrtarë të njësisë për patentë shoferë.

Durmishi theksoi se janë të pa kompromise në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në njësinë për patentë shoferë dhe uron se të gjithë të marrin dënimin e merituar.

“Porsa mora lajmin se në Pejë kanë ndodhur arrestime të zyrtarëve, të cilët kanë punuar më patentëshoferë, ne me kohë i kemi denoncuar këto raste, kohë më parë e kemi mbajtur edhe një konferencë ku i kemi paraqitur të gjitha gjetjet, që kanë të bëjnë me krimin dhe korrupsionin në njësinë për patentëshoferë në Pejë”, ka thënë Durmishi.

“Shpresoj që e gjithë kjo do të shkojë deri në fund dhe të gjithë të marrin dënimin e merituar, ne jemi të pakompromis në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Unë sot gjatë ditës, do ta bëj edhe një vizitë në Qendrën për patentëshoferë ne Pejë për të se atje po zhvillohet puna normalisht”, theksojë zëvendësministri Durmishi.

Aksionin në Pejë kundër mashtrimeve me patentë shoferë e ka konfirmuar për Express, kryeprokurorit në Pejë, Agim Kurmehaj.

“Mundem me dhënë informatën se policia e Kosovës, Drejtoria rajonale në Pejë në koordinim me Prokurorin e Shtetit është duke zhvilluar një aksion në qytetin e Pejës, që është në zhvillim e sipër. Nuk mund të japim asnjë detaj tjetër për momentin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img