4.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Aksioni në Karaçevë – Arrestohen dy persona, policia është në kërkim edhe të disa personave të tjerë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Karaçevë në aksionin kundër kazinove ilegale në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi , zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Lidhur me pretendimet për veprimtari të paligjshme, përfshirë bixhozin e paligjshëm dhe aktivitete tjera. Në këtë rast janë arrestuar dy (2)  persona  të cilët  janë  intervistuar  në prezencë të  avokatëve mbrojtës dhe me urdhër të  prokurorit të shtetit  të dyshuarit  janë  ndaluar për 48  orë”, tha Hashani.

Gjithashtu ai tha se policia është në kërkim të disa personave të tjerë.

“Rasti është duke u hetuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Gjilan në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Themelore, përfshirë edhe kërkimin e disa përsonave të tjerë  si të dyshuar të mundshëm”, ka thënë zëdhënësi i policisë.

Si vazhdimësi e operacionit janë kontrollu  shtëpitë  dhe objektet përcjellëse  ku   jetojnë të  dyshuarit si dhe  objektet  tjera ku janë  zhvilluar  veprimtaritë e lojërave të fatit.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

Nëntëdhjetëegjashtë (96) aparate të  lojërave të  fatit, katër (4) shtëpiza  kompjuterike, tre (3) llaptop , tre (3) monitor, dy (2) TV që janë përdorur për lojëra të fatit, një (1)  pistoletë e llojit Ekol special 99 së bashku me shtatëmbëdhjetë (17) fishekë , një (1) gjenerator  si dhe 469,15 euro (të gjeturat  në aparatet e lojërave të fatit).

Të  gjitha aparatet (96 copë) dhe një (1)  gjenerator sipas procedurave të parapara iu janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme.

Në  vendngjarje në fshatin Karaqevë, Inspeksioni Komunal  i Komunës së Dardanës ka asistuar Policinë e Kosovës në rrënimin e tri objekteve  të cilat janë ndërtuar  pa leje  në të cilat kanë qenë  duke u ushtruar  veprimtaritë e kundërligjshme të lojërave të fatit, ndërsa një objekt  tjetër, është   mbyllur  dhe  shirituar   nga Inspeksioni  Komunal, Dardanë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img