7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Aksioni në Brezovicë, reagon ministri Sveçla

Me urdhër të Prokurorisë së Shtetit, sot ka filluar sekuestrimi i rreth 100 objekteve, në rastin e njohur në publik si ‘Brezovica’.

Lidhur me këtë, Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla e ka vlerësuar si të sukseshëm këtë operacion, duke i përgëzuar Policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe të gjitha institucionet e tjera për punën e bërë.

“Përgëzoj Policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe të gjitha institucionet tjera për realizimin e suksesshëm të aksionit të radhës në luftën e pakompromis ndaj krimit, korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, në aksionin ‘Brezovica’ pas vlerësimit të raporteve nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë, Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës”, shkroi Sveçla në Facebook.

Tutje, ministri Sveçla tha se lufta ndaj krimit, korrupsionit dhe zhvatësve të pasurisë publike do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.

“Jemi te vendosur që të zbatojmë maksimalisht ligjin dhe të gjithë shkelësit e keqpërdoruesit të vendosen para drejtësisë dhe organeve kompetente. Lufta jonë ndaj krimit, korrupsionit dhe zhvatësve të pasurisë publike do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme me të gjitha angazhimet e plota të organizmave tanë institucional në mbrojtjen efektive të së përbashkëtës”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img