Policia e Kosovës përkatësisht Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike, kanë realizuar një aksion në disa lokacione të ndryshme në qytetet Ferizaj, Fushë Kosovë, Viti, Kaçanik, si dhe në Prishtinë.
Siç njofton Prokuroria Speciale nga ky aksion janë arrestuar gjashtë (6) persona, me inicialet A.Q., Sh.R., A.O., F.L., H.L dhe L.S., të dyshuar se kanë kryer veprat penale “Shpëlarje parash”, “Falsifikim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Gjithashtu, nga të dyshuarit në vendin e ngjarjes janë sekuestruar të holla në vlerë prej 125.000 euro të dyshuara, si dhe pesë vetura të modeleve të ndryshme.
Me urdhër të prokurorit të Shtetit personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje.
Brenda afateve kohore ligjore do të bëhet kërkesa për caktimin e paraburgimit.