Site icon PrishtinaPress

Aksioni i policisë në klinikën për transplantimin e flokëve, ATK tregon çka u konfiskua

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Administratën Tatimore, ka realizuar një bastisje në ordinancën private “Vatan Med”, klinikë kjo e njohur për mbjelljen e flokëve.

Nga ky aksion janë konfiskuar: Dokumentacion kontabël; Fatura të shitjes së shërbimeve; Evidencën e klientëve për shërbimet e kryera ( pagesat ); Lista e produkteve në stoqe; 2 USB; Ekstraktimi i dosjeve elektronike nga 5 kompjuterë, si dhe shënime të tjera relevante rreth rastit.

Sipas ATK-së pas analizimit të informatave dhe dëshmive të marra rasti do të procedohet në Prokurorinë kompetente dhe për të gjeturat e konstatuara do të jeni të informuar.

Postimi i plotë:

Sot Administrata Tatimore e Kosovës, konkretisht Departamenti i Hetimeve Tatimore në asistencë të Policisë së Kosovës ka zhvilluar aksion hetimor në Prishtinë.
Qëllimi i ndërmarrjes së këtij aksioni ishte hetimi i transaksioneve biznesore tek një kompani, të cilat transaksione bazuar në informatat e pranuara nga palët e treta, si dhe krahasimit të tyre me informatat me të cilat disponojmë në databazën e ATK-së, kemi konstatuar mospërputhje të deklarimeve të bëra në ATK ne raport me informatat të cilat janë siguruar nga palët e treta.
DHTI pas ndjekjes së të gjitha procedurave më Prokurorin dhe pas aprovimit të urdhëresës për bastisje nga ana e Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, me qëllim të sigurimit të fakteve kemi zhvilluar një aksion kontrolli ( bastisje ).
Aksioni është zhvilluar ne dy lokacione tek i njëjti biznes, i cili veprimtari primare ka aktivitetet e mjekësisë së specializuar, ku gjatë aktivitetit si provë materiale tek ky biznes janë sekuestruar përkohësisht:

Exit mobile version