Ministri i Punëve të Brendshne, Xhelal Sveçla, ka duartrokitur punën e Policisë dhe të Antidrogës në aksionin e sotëm, i cili rezultoi me konfiskimin e rreth 70 kilogramëve drogë në Ferizaj.
“Policia e Kosovës sot shkatërroi laboratorin e drogës sintetike në Ferizaj me ç’rast janë konfiskuar mbi 68 kg drogë dhe janë arrestuar 10 persona” ka shkruar Sveçla në facebook.
Ai ka ndarë edhe pamje të aksionit të quajtur “Gropa” nga i cili është konfikuar drogë e rrezikshme.
“Ky lloj droge është jashtëzakonisht i rrezikshëm për shëndetin dhe jetën e njeriut. Përgëzime dhe vlerësime maksimale për policinë dhe prokurorinë. Vazhdojmë të përkushtuar maksimalisht në mbrojtje të jetës së qytetarëve tanë” ka shkruar tutje Sveçla.