Site icon PrishtinaPress

Aksionet e konfiskuara të Sasho Mijallkovit do të dalin në ankandin e bursës

Aksionet e konfiskuara nga lënda “Perandoria” që janë në pronë të ish-shefit të Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, Sasho Mijallkov, në pesë ditët në vijim do të vendosen në ankand të bursës.

Aksionet sot do të vendosen për tregtim në Bursën e Maqedonisë së Veriut të letrave me vlerë sipas parimit “gjithçka apo asgjë”.

Kjo do të thotë aksionet në bankën “TTK”, Kombinatin e duhanit “Prilep”, “Akcelor Mital”, Banka ekonomike Manastir, “Popova Kulla”, “Hallk Banka”, “Jugotur” dhe MH Shërbimet do të shiten në pako. pronar i tyre i tanishëm është Agjencia për pronë të konfiskuar, kumtoi REL.

Vlera e përgjithshme fillestare e të gjitha aksioneve është 268 mijë euro.

Në rastin “Perandoria”, Sasho Mijallkov pranoi fajin dhe bëri marrëveshje me Prokurorinë, ndërsa dënimi ishte tre vite burg dhe marrje e pronës në vlerë prej rreth 30 milionë euro, mes të cilave 25 banesa dhe parcelat afër hotelit Meriot.

Exit mobile version