Site icon PrishtinaPress

Aksionar në Albi Mall? Shpend Ahmeti thotë se janë akuza qesharake të Vetëvendosjes

Në një përgjigje për lajmi.net, Ahmeti ka thënë se nuk i komenton akuzat qesharake të Liburn Aliut.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i është përgjigjur akuzave të Lëvizjes Vetëvendosje, se ai është aksionar në Albi Mall.

Në një përgjigje për lajmi.net, Ahmeti ka thënë se nuk i komenton akuzat qesharake të Liburn Aliut.

‘Nuk mund të komentoj akuza qesharake të Liburn Aliut i cili edhe vetë ka dhënë leje për Albi. Pak ditë më parë kompania me e madhe botërore Indietex ka ardh në Prishtinë.  Në qoftë se unë ju gëzohem këtyre lajmeve atëherë qenkam aksionar?’Si duket inatet personale mbizotërojnë arsyen”, ka thënë Ahmeti për lajmi.net.

Kujtojmë, se qendra e Lëvizjes në Prishtinë mbajti konferencë për media për të folur në lidhje me degradimin e vazhdueshëm në Komunën e Prishtinës nga qeverisja e Shpend Ahmetit duke lejuar ndërtimin pa leje nëpër disa lokacione në Prishtinë.

Asambleisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Komunën e Prishtinës, Arbër Vokrri, foli edhe një herë për ndërtimin pa leje që po ndodhë tek objekti i ‘’Albi Commerce’’, për të cilën Komuna e Prishtinës ende nuk ka dhënë përgjigje.

”Pas akuzës sonë publike shfaqet kryetari i Komunës dhe i bën reklamë pikërisht të njëjtit konsorcium, të njëjtave biznese, që ishte e habitshme për ne. Aty një brend i njohur ndërkombëtar e ka hapur një butik dhe tash kryetari ngarend për t’i bërë një reklamë thuajse fjala është për hapje të ndonjë fabrike që do ta zvogëlonte papunësinë në Prishtinë. Ndërkaq sa i përket lajmit të mirë të ardhjes së brendeve të njohura ai nuk është as i pari as i fundit që vije në Prishtinë’’, tha Arbër Vokrri.

Ai po ashtu theksoi se kjo rrjedhë e ngjarjeve e përforcon dyshimin për mundësinë e një lidhjeje korruptive në këtë mes duke thënë se kanë marrë informacione, që po konfirmohen, se bëhet fjalë qartas për një interes të ngushtë të kryetarit të komunës me Albi Commerce-in(Albi Mall). Nga e gjithë kjo natyrshëm lindë pyetja: a mos kryetari i Komunës është aksionar në këtë biznes, apo mos e ka punësuar ndonjë familjar të afërt aty? Apo mos e ka marrë përsipër marketingun e kompanisë a kompanive në fjalë?

Në anën tjetër deputeti i Lëvizjes dhe ish-drejtori i Urbanizmit në Prishtinë, Liburn Aliu foli për objekte që dikur ishin simbole të ndërtimeve pa leje dhe që ishin ndaluar, ndërkohë që tash aty është rikthyer tash puna në mënyrë intenzive.

‘’ Bëhët fjalë për dy objekte që kanë qene simbole të ndërtimeve pa leje dhe të degradimit të qytetit të Prishtinës. Janë të në qendër të Prishtinës, njëri në rrugën Agim Ramadani dhe tjetri në rrugën e UÇK-së. Njëri nga ta ishte objekti i cili u shëndërrua në pikën kryesore të fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje ! në Prishtinë më 2013, kur kishim kandidat Shpendin dhe fituam. U patëm zotuar asokohe për ndalim të ndërtimeve pa leje dhe vendosje të rregullit. Ashtu dhe patëm bërë. Ndalimi i ndërtimeve pa leje ishte pikënisja e ndryshimit në Prishtinë. Ishte fillimi i vështirë i ndryshimit’’, tha Liburn Aliu.

Ai gjithashtu tha se Shpendi e di mirë për presionin që kemi pasë, telefonatat e kërkesat për takime nga shumëkush, madje edhe nga njerëz mjaft eminent të politikës.Duke e marrë parasysh nivelin e presionit që bëhej asokohe për ndërtimet pa leje dhe veçanërisht për këto dy objekte e kuptohet që këtu nuk kemi të bëjmë më thjesht për lejim të ndërtimeve pa leje dhe rikthim te degradimit si në të shkuarën në Prishtinë. Këtu ka diçka më shumë.

Shpendi po qeverisë tani ashtu si u qeveris dikur në Prishtinë dhe ashtu si qeveriset me Kosovën tash e shumë vite. Shpendi për nga qeverisja po i përngjan Ramushit dhe këta të dy bashkë cilitdo kryeminister të Republikës së Kosovës deri tani. E tu përngjash atyre nuk është kaq e thjeshtë, duhet të jesh në gjendje të thyesh më shumë kufij, dhe nuk ndalon me ndërtime pa leje.

Me këtë që po shihet pritet që së shpejti të na shpërthejë diçka edhe më e madhe, andaj Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Prishtinë është e intersuar të dijë se a lidhet kjo me kryeministrin Ramush Haradinaj apo me presidentin Thaçi, le të na e thojë Shpend Ahmeti?

Exit mobile version