1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Aksion për lirimin e hapësirave publike në Skenderaj, rrënohen 25 garazhe

Komuna e Skenderajt nëpërmjet Drejtorisë së Inspektoratit, ka vazhduar me aksionin e lirimit të hapësirave publike.

Me këtë rast janë rrënuar rreth 25 garazhe në hapësirën afër Institucionit Parashkollor “Nëna Zahide”, 5 të tilla afër banesave sociale, për të vazhduar më pas edhe 10 të tjera në afërsi të Gjimnazit “Hamëz Jashari”.

“Veprimet e radhës të Komunës, gjegjësisht Drejtorisë së Inspektoratit, që synojnë kthimin në normalitet dhe lirimin e hapësirave publike të cilat për vite më radhë janë shfrytëzuar shkel e shko.

Aksioni i sotëm, që s’është fushatë e drejtuar nga askush, por punë e përditshme, për të mbrojtur hapësirat publike që zaptohen padrejtësisht, është zhvilluar tek pjesa afër Çerdhes “Nëna Zahide”, në një hapësirë që kanë qenë të ndërtuara rreth 25 garazhe, 5 të tilla tek banesat sociale, për të vazhduar më pas edhe 10 të tjera në afërsi të Gjimnazit “Hamëz Jashari”.

Kësisoj, askujt nuk do t’i mohohet e drejta e garantuar që të shfrytëzojë apo vendosë objekte në hapësirat publike, por vetëm duke iu nënshtruar procedurave dhe rregullave që janë përcaktuar me ligj”, ka deklaruar Kryetari Bekim Jashari.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img