Site icon PrishtinaPress

Aksion në pjesën veriore të Mitrovicës për konfiskimin e mallrave të kontrabanduara

Njësit e Doganës së Kosovës sot në orët e para të mëngjesit kanë filluar një aksion tek lokacionet e dyshuara për mbledhjen dhe shpërndarjen e mallrave të kontrabanduara.

Në këtë aksion Dogana e Kosovës është duke u përkrahur nga Policia e Kosovës dhe ATK. Deri tani janë gjetur sasi të konsiderueshme të mallrave pa dokumente e që dyshohet që janë të kontrabanduara, raporton Telegrafi.

Mallrat e gjetura kryesisht janë pije alkoolike dhe cigare.

Exit mobile version