Site icon PrishtinaPress

Aksion në Brezovicë, prokurori i rastit jep detaje

Prokuroria Themelore e Ferizajt edhe sot është duke zhvilluar një aksion në Brezovicë.

Lajmin e ka konfirmuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Rasim Maloku.

“Operacioni për identifikim dhe regjistrim të vikend-shtëpive në Brezovicë është duke vazhduar edhe sot me të njëjtat institucione sikurse më datë 04.08.2022”, tha prokurori Maloku.

Aksioni që po zhvillohet që nga mëngjesi ka për qëllim identifikimin e ndërtimeve në këtë pjesë është duke u bërë së bashkëpunim me inspektorë të ujërave, mjedisit, natyrës dhe mbrojtjes.

I pyetur nëse priten arrestime sot, prokurori tha se nuk pritet të ketë sot arrestime.

Exit mobile version