2.2 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Aksion kundër bandave shqiptare të kanabisit në Britani, më shumë se 50 persona në pranga

Mbi 50 arrestime janë bërë nga autoritetet britanike në një operacion kundër bandave shqiptare që drejtonin fermat e kanabisit me miliona paund.

Policia e Mançesterit thotë se rritja e kanabisit dhe krimet e rënda janë plotësisht të lidhura, me fitimet e përdorura për të nxitur edhe më shumë kriminalitetin dhe shfrytëzimin e njerëzve.

Në një operacion kombëtar njëmujor, u sekuestruan 10,000 bimë kanabisi me vlerë rreth 9 milionë paund.

Mediat e huajashkruajnë se nga operacioni policor u arrestuan 53 persona, kryesisht për kultivimin e kanabisit dhe lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike, por një sërë veprash të tjera, duke përfshirë pastrimin e parave, mbajtjen me qëllim për furnizim dhe mbajtjen e armëve.

Në operacion u përfshinë 43 forcat policore në të gjithë Anglinë dhe Uellsin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img