Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në orët e mbrëmjes në lagjen e Spitalit, rreth 20 metra larg vendin ku ndodhi gjuajtja me armë mes dy familjeve rreth pronës ku mbetën të vrarë dy persona.
Para pak çastesh ka përfunduar një aksion i policisë së Kosovës në lagjen e Spitalit në Prishtinë.
Operacioni është kryer në rrugën “Muahrrem Fejza” aty ky para disa ditësh u vranë dy vetë dhe u plagosën dy të tjerë.
Automjete të shumta dhe njësite elite të policisë janë parë ne vendin ku po kryhej aksioni i cili ka rezultuar edhe me të arrestuar.
Policia nuk ka bërë me dije nëse ky arrestim ka të bëjë me ngjarjen e para do dite që tronditi opinionin, ku për një pjesë trotuar u përdorën armët dhe iu mor jeta dy personave.
“Në rrugën Muharrem Fejza, Policia ka ndërmarrë një aksion dhe ka shoqëruar në stacion policor një person për armëmbajtje pa leje. Ndaj tij janë duke vazhduar procedurat konform ligjit”.