Site icon PrishtinaPress

Aksion i madh policor në Mal të Zi, arrestohet kryetari i Budvës

Kryetari i Komunës së Budvës, Milo Bozhoviq, është arrestuar në një aksion policor që po zhvillohet sot në disa qytete malazeze.

Arrestimi është kryer nga zyrtarët e Departamentit të Policisë Speciale me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit (SDT), dhe Bozhoviq është arrestuar në shtëpinë e tij familjare në qendër të Budvës.

Sipas informacioneve të Vijesti, arrestimet kanë nisur mëngjesin e sotëm në Budva, Cetinje dhe Podgoricë.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit, me mbështetjen dhe ndihmën e Agjencisë së Bashkimit Evropian për Bashkëpunim dhe Zbatim të Ligjit – EUROPOL, Departamenti i Policisë Speciale, me ndihmën logjistike dhe operative të Njësisë Kundër Terrorizmit të Policisë, ndërmerr masa dhe veprime në kuadër të hetimeve për dy çështje penale. Publiku do të informohet me kohë për privimin eventual të lirisë së personave të caktuar dhe për rezultatet e masave dhe veprimeve të vazhdueshme”, tha prokurori i shtetit dhe zëdhënësi Vukas Radonjiq.

Nga Zyra e Kryetarit të Komunës së Budvës kanë thënë se Bozhoviq nuk është arrestuar, por se Prokuroria ka thirrur në pyetje./PrishtinaPress/

Exit mobile version