20 C
Pristina
Thursday, September 19, 2024

Buy now

spot_img

Aksion i madh i Policisë në veri – Njësia Speciale futet në villën e Milan Radojiçiq

Policia e Kosovës është duke zhvilluar operacione aktualisht në pjesën veriore të Mitrovicës, Zveçanit dhe Zubin Potokut.

Zëvendëskomandanti i rajonit të Veriut të Policisë së Kosovës, Veton Elshani ka thënë se këto operacione, përkatësisht bastisje po kryhen në lidhje me ngjarjet e fundit në fshatin Banjskë.

Policia është e vendosur në disa pjesë të qytetit – rreth spitalit, si dhe pranë ndërtesës dhe restorantit Grey.

Bastisja është duke u kryer në këtë godinë, si dhe në një nga pjesët, pra shërbimin e KBC-së brenda zonës së spitalit.

Ndërtesa e përmendur lidhet me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, të cilin autoritetet e Kosovës tani e kanë identifikuar si liderin e grupit që sulmoi policinë në Banjska të dielën dhe vrau njërin. Kjo ndërtesë tashmë është kontrolluar në vitin 2018, nga ku, siç besohet, Radoiçiq ka arritur t’u shpëtojë autoriteteve kosovare.

Edhe pse operacionet e policisë janë në vazhdim, rruga ku ndodhet lokali është e hapur dhe prindërit i sjellin fëmijët e tyre në parashkollorin aty pranë si dhe në shkollë.

Përveç Policisë së Kosovës, në rrugë janë vërejtur edhe një numër i madh i veturave të EULEX-it.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img