Mëngjesi i sotëm ka nisur me bastisje në zonën e Dukagjinit. Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë është duke u zhvilluar një aksion anti-drogë. Të paktën shtatë persona janë prangosur deri më tani.
Është bërë bastisja e disa lokacioneve, teksa janë sekuestruar edhe prova të ndryshme materiale.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar Ersan Qavolli, prokuror i Krimeve të rënda në Prokurorinë Themeleore në Pejë./Prishtinapress/