Site icon PrishtinaPress

Aksion i Krimeve Kibernetike në disa rajone të Kosovës

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike është duke realizuar një operacion policor, i cili përfshinë disa lokacione të ndryshme, në disa rajone të Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, duke e konfirmuar aksionin tha se operacioni policor është duke u realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

“Pas përfundimit të operacionit pritet të bëhen të ditura detajet”, tha Kelani.

Exit mobile version