Site icon PrishtinaPress

Aksion i krimeve ekonomike në Prishtinë, konfiskohen telefona me prejardhje të dyshimtë

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka zhvilluar një aksion përgjatë së martës në Prishtinë.

Në aksion janë konfiskuar telefona me prejardhje të dyshimtë.

Një gjë të tillë për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Sipas tij, policia në bashkëpunim me inspektorë të tregut kanë sekuestruar dëshmi relevante nga vendi i ngjarjes.

“Ju konfirmoj se sot është realizuar një operacion policor nga Krimet ekonomike të PK-së, me autorizimin e autoriteteve të drejtësisë dhe në bashkëpunim me inspektorë të tregut  nga MINT, në funksion të parandalimit dhe luftimit të veprave penale si “shmangie nga tatimi” , “kontrabandim me mallra” etj.​  Gjatë operacionit janë sekuestruar dëshmi relevante dhe hetime të tjera janë ende në proces nga autoritetet kompetente. Per detaje do te njoftoheni shpejt me komunikatë per media”, ka thënë ai. /Insajderi.org/

Exit mobile version