Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka zhvilluar një aksion përgjatë së martës në Prishtinë.
Në aksion janë konfiskuar telefona me prejardhje të dyshimtë.
Një gjë të tillë për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Sipas tij, policia në bashkëpunim me inspektorë të tregut kanë sekuestruar dëshmi relevante nga vendi i ngjarjes.
“Ju konfirmoj se sot është realizuar një operacion policor nga Krimet ekonomike të PK-së, me autorizimin e autoriteteve të drejtësisë dhe në bashkëpunim me inspektorë të tregut nga MINT, në funksion të parandalimit dhe luftimit të veprave penale si “shmangie nga tatimi” , “kontrabandim me mallra” etj. Gjatë operacionit janë sekuestruar dëshmi relevante dhe hetime të tjera janë ende në proces nga autoritetet kompetente. Per detaje do te njoftoheni shpejt me komunikatë per media”, ka thënë ai. /Insajderi.org/