Drejtoria e Inspektoriatit në Prishtinë ka vazhduar me një aksion tjetër sot në kryeqytet.
Inspektorët kanë patur punë tek Pallati i Rinisë në Prishtinë duke larguar terasat e disa lokaleve.
Inspektorët nën përcjelljen e policisë së Kosovës kanë larguar konstruksionet e terasave që zinin pronat publike, kanë hequr tavolina, karrige dhe shanke të vendosura në zonën e dedikuar për qytetarë.
Drejtoria e udhëhequr nga Florian Dushi ka ndërmarrë disa aksione të ngjashme në zona të kryeqytetit duke tentuar të rikthejë rendin dhe pronat publike në shërbim të qytetarëve.