-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Aksion i Doganës ndaj “mobi-shopëve” në Prishtinë, konfiskohen 80 telefona të “mençur” në vlerë 42 mijë euro

Dogana e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion të gjerë në kryeqytet ku cak i këtij aksioni ishin disa “mobi-shopëve”.

Gjatë këtij aksioni janë kontrolluar shtatë lokacione.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.

Stavileci gjithashtu theksoi se gjatë këtij aksioni janë konfiskuar 80 telefona pa mbulesë dokumentare, vlera e të cilëve arrin 42 mijë euro.

“Dogana e Kosovës ka realizuar sot një aksion për verifikimin e telefonave që po tregtohen në “mobi-shop”. Janë kontrolluar dhe verifikuar shtatë lokacione ku janë konfiskuar 80 telefona pa mbulesë dokumentare”, tha Stavileci.

Ai shtoi se përveç konfiskimit të telefonave, nuk ka pasur persona të ndaluar.

Kujtojmë se ditë më parë Dogana e Kosovës ka realizuar edhe një aksion ky cak kanë qenë barnatoret në kryeqytet, ku janë gjetur mallra të kontrabanduara.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img