Për rastin ka njoftuar Njësia e Antidrogës në Prishtinë, e cila ka realizuar një aksion kundër shitblerjes së substancave narkotike në nivelin rrugor.
“Policia e Kosovës, Njësia e antidrogës në Prishtinë gjatë punëve operative në teren dhe luftimin e nivelit rrugor të shitblerjes së paautorizuar të substancave narkotikëve ka mbledhur informata se të dyshuarit me iniciale (L.K. dhe L.L.) të njohur për policinë janë duke u marrë me shitblerje të narkotikëve dhe shitjen e bëjnë nga shtëpitë e tyre që gjenden në Matiqan të Prishtinës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia me vendim të Themelores ka bastisur shtëpitë e të dyshuarve, dhe tek i dyshuari L.L ka gjetur dy armë: Revole Parabellum dhe një karikator me 7 fishek të kalibrit 9mm; Revole Super Sport dhe 12 fishek të kalibrit 9mm.
Ndërsa, i dyshuari L. K. me t’i vërejtur policinë ka tentuar të ik nga dritarja me një sasi të narkotikëve në dorë, mirëpo të njëjtin policia e kanë ndaluar dhe arrestuar.
“Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në pjesë të ndryshme janë gjetur 5 qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë të përgjithshme 1kilogram e 503.3 gram, dy peshore digjitale që shërbejnë për matje të narkotikëve në sasi të vogla, 50 copë fishek me gas të kalibrit 9mm dhe 1 mijë 695 euro në bankënota të ndryshme të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve.
Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit, i dyshuari L. K. është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë për rastin “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”
Derisa, për të dyshuarin L. L., i cili ndodhet në arrati, Prokuroria ka udhëzuar që rasti të ndahet dhe të procedohet në Departamentin e përgjithshëm.
Në vend të ngjarjes ka dalë Njësia e Forenzik137s Rajonale – Prishtinë e cila ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e dëshmive të gjetura si prova materiale.
Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente në bashkëpunim me organet e drejtësisë.