Dy zyrtarë policorë të Njësisë së Trafikut Rajonal në Prishtinë janë aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe për pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Vetura zyrtare u përfshi në aksident me dy automjete të tjera, në hyrje të autostradës, në fshatin Mazgit, raporton Gazeta Sinjali.
Policët që u lënduan teksa po ktheheshin në bazë janë dërguar në Klinikën Emergjente të QKUK-së, ku kanë marrë trajtim mjekësor dhe sipas mjekësve gjendja e tyre shëndetësore është stabile.
Nga Emergjenca e konfirmuan rastin për Sinjalin, me ç’rast u bë e ditur se njëri nga zyrtarët policorë është liruar tashmë, ndërsa tjetri po vazhdon trajtimin dhe pritet t’i nënshtrohet edhe disa kontrolleve të tjera.
Në aksident, përveç automjetit të Policisë janë përfshirë një kamion dhe një furgon dhe akoma nuk dihet se cili është shkaktari.