Vetura e ambasadorit të SHBA-së në Kosovë Greg Delawie është aksidentuar sot në lagjen “Dragodan” në kryeqytet.
Siç shihet në pamjet e kapura nga Ekonomia Online në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës, ndërsa nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
Ambasadori Delawie ishte në një konferencë së bashku më drejtorin e misionit të USAID-it, James Hope në një konferencë te “Gjirafa”, ku kanë folur për nisjen e Partneritetit të ri për Zhvillimin e Ekonomisë së Internetit, ndërsa vetura e tij është goditur nga një veturë e tipit Audi.