12.7 C
Pristina
Friday, October 25, 2024

Buy now

spot_img

Aksidentohet traktori me dy vetura në Zllakuqan, lëndohen tre persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në Zllakuqan të Klinës.

Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një traktor.

Mësohet se tre persona kanë marrë lëndime trupore, si pasojë disa nga ta janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës dhe disa të tjerë në QKMF-në e Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova ka bërë të ditur se personat e lënduar janë dërguar për trajtim në spitalin rajonal të Pejës.

“Sot rreth orës 19:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Zllakuqan- Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara dy (2) vetura dhe një (1) mjet pune ( traktor). Si pasojë e aksidentit tre (3) persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor.”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img