Site icon PrishtinaPress

Aksidentohet Mërgim Vojvoda

Aksident rrugor për Mergim Vojvodën, fatmirësisht pa pasoja fizike. 

Futbollisti i Torinos është përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në Corso Galileo Ferraris në Piemonte. 

Vojvoda ishte në Mercedesin e tij ngjyrë gri i cili u përplas me një Jeep Renegade të kuq. 

Policia bashkiake ka ndërhyrë në vendngjarje. Makina e lojtarit të Kosovës ka pësuar dëmtime të rënda, ndërsa Vojvoda është mbrojtur me airbag.

Ai nuk ka pësuar dëmtime dhe ka mbërritur në fushën sportive të Torinos për t’u stërvitur.

Exit mobile version