4.8 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Aksidentohen katër shqiptarë në Itali, vdes një 20-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Brescia të Italisë.

Katër të rinj shqiptar të moshës 19-20 vjeç po udhëtonin në një makinë.

Makina që në të ishin të rinjtë shqiptarë e ka humbur drejtimin duke u përplasur në një pemë.

Akoma nuk dihen rrethanat në të cilën ka ndodhur aksidenti.

Për pasojë të katërtit janë plagosur rëndë.

Siç njofton AbcNews, ata janë transportuar menjëherë me autoambulancë për të marrë ndihmën mjekësore por një prej tyre nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra, duke humbur jetën ditën e sotme në spitalin e Chiari.

Viktima, i cili drejtonte makinën është identifikuar si Klajdi Hallulli.

Po ashtu një nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime të lehta trupore.

Autoritetet italiane ende nuk kanë qartësuar shkaqet e aksidentit të rëndë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img