0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Aksidentohen dy këmbësorë, njëri në gjendje të rëndë

Dy persona janë aksidentuar pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur Shtoj i Ri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe autoambulanca, të cilët kanë konstatuar se, mjeti tip “Benz” me targë AA 372 KJ, me drejtues Nimet Bilani, 61 vjeç, banues në Shkodër, ka aksidentuar dy këmbësorë, me inicialet K.Gj. 77 vjeç, banues në Shkodër dhe një tjetër person me inicialet F.V. 75 vjeç, raporton tvklan.

Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë në spitalin rajonal Shkodër, ku shtetasi K.Gj. ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, kurse shtetasi F.V. jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img