8.6 C
Pristina
Thursday, January 30, 2025

Buy now

spot_img

Aksidenti tragjik në Uashington, Osmani: Kosova solidarizohet me ju

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për viktimat e tragjedisë në Uashington DC, ku një avion dhe një helikopter u përplasën në ajër.

Përmes një postimi në X, e para e vendit shprehet se Kosovës qëndron pranë popullit amerikan në shenjë solidariteti gjatë kësaj kohe tragjike, transmeton Klankosova.tv.

“E pikëlluar thellësisht nga rrëzimi tragjik ajror pranë Uashingtonit, D.C.  Zemra ime është me familjet dhe të dashurit e atyre që humbën jetën në këtë tragjedi të paimagjinueshme. Kosova qëndron pranë jush në pikëllim dhe solidaritet gjatë kësaj kohe zemërthyese”, ka shkruar Osmani në X.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img