-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Aksidenti tragjik në Hungari, Gërvalla: MPJ po kryen të gjitha procedurat e nevojshme për kthimin e trupave në Kosovë

Një ngjarje tragjike është shënuar mbrëmë për dy familjet kosovare. Dy nga më të dashurit e familjes Hoxhaj dhe Rexhepi, humbën jetën tragjikisht pasi nuk arritën t’i bëjnë ballë plagëve të marra nga një aksident trafiku.

Siç mësoi Sinjali nga burimet e veta, dy viktimat e këtij aksidenti ishin mërgimtarët Kushtrim Hoxhaj dhe Jetmir Rexhepi.

E ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka reaguar pas këtij aksidenti tragjik, duke ngushëlluar familjarët e viktimave.

“Me dhimbje morëm lajmin për vdekjen e dy shtetasve të Republikës së Kosovës, Kushtrim Hoxhaj dhe Jetmir Rexhepi, në një aksident trafiku në Hungari. Sapo kontaktova me familjarë të viktimave dhe iu shpreha ngushëllime për humbjen e më të dashurve të tyre”, ka shkruar Gërvalla.

Ajo tha se aktualisht janë duke u kryer procedurat për kthimin e trupave dhe se për këtë janë angazhuar misionet diplomatike.

“Njëkohësisht i sigurova për mbështetjen institucionale, teksa Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes misioneve diplomatike në Hungari dhe Gjermani, bashkë me autoritetet hungareze, po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme për kthimin e trupave të tyre. Ngushëllime familjes Hoxhaj dhe Rexhepi!”.

Kushtrimi e Jetmiri fatkeqësisht u aksidentuan me një kamion në Hungari, teksa po vinin në Kosovë. Pak sekonda pas përplasjes, vetura e viktimave u përfshi nga zjarri, me ç’rast njëri nga viktimat pësoi edhe djegie.

Lajmin për vdekjen e tyre tashmë e kanë konfirmuar edhe familjarët e tyre, të cilët thanë se miqtë e të afërmit do të njoftohen për ceremonitë e varrimit.

”Të nderuar familjarë, miq e dashamirë, me dhembje të madhe dhe pikëllim të thellë ju njoftojmë se me datë 05.01.2024, ne një aksident rrugor vdiqën më të dashurit tanë djali axhës, Kushtrim (Kujtim )Hoxhaj dhe dhëndërri Jetmir (Naser)Rexhepi. Vëlla, herët na le por për kaq sa të kishim ke mbushur e plotësuar jetët tona si askush tjetër. Dritë shpirti yt vllau ynë i dashur e i paharruar! Për datën dhe kohën e varrimit do ju njoftojmë me kohë!”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Pamje të rënda nga aksidenti kanë publikuar mediat hungareze:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img