Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për aksidentin tragjik hekurudhor në Greqi.
Osmani ka shkruar në Twitter se “zemrat tona janë me popullin grek”.
“Zemrat tona janë me njerëzit e Greqisë në vijim të aksidentit shkatërrues të trenit dhe humbjes tragjike të jetës”.
“Ne i shtrijmë ngushëllimet tona më të thella për familjet dhe të dashurit e viktimave dhe dëshirojmë një shërim të shpejtë për të dëmtuarit”, ka shkruar Osmani.