Site icon PrishtinaPress

Aksidenti në Vetërnik, lirohen dy korsi për qarkullim

Policia e Kosovës i ka liruar dy korsi për qarkullim në rrugën ku ndodhi aksidenti i sotëm në Vetërnik të Prishtinës.

Nga aksidenti në Vetërnik mbetën të lënduar 11 persona, ku një kamion humbi kontrollin dhe doli në anën e kundër të rrugës duke i goditur 11 vetura.

Shoferi i kamionit është arrestuar në vendin e ngjarjes, teksa të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKUK.

Exit mobile version